Një 62 vjeçar i quajtur John Gilliver ka rënë në prangat e policisë britanike pasi përdorte aksesorët për të regjistruar imazhe në një plazh.

Siç shkruajnë mediat e huaja, atij iu gjetën një palë syze dielli dhe një zinxhir në qafë, në të cilat kishte instaluar mini kamera. Në shtëpinë e tij u gjetën edhe pajisje të tjera regjistrimi, të cilat kishin ruajtur edhe foto të fëmijëve.

Gjykata e Crown Caterbury e ka dënuar të moshuarin më 1 vit e 8 muaj burg.

Por nuk mbaron me kaq… Gilliver kishte instaluar kamera fshehurazi në shtëpinë e një çifti që ai njihte në mënyrë që të shihte me detaje gjithçka ata bënin. Ai u deklarua fajtor për kapjen e imazheve të pahijshme të fëmijëve, survejim në shkelje të ligjit dhe cenim të privatësisë.

Në gjykatë ai u cilësua “një kriminel mashtrues që abuzon me besimin e njerëzve”.

/tvklan.al