Lajme të mira për trajnerin Sylvinho para nisjes së përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Qendërsulmuesi Armando Broja, do të jetë lojtar I Everton për këtë sezon. Arritja e marrëveshjes erdhi në orët e fundit të merkatos. Lojtari do të shkojë në formë huazimi me të drejtën e blerjes në verën e 2025.

Me kalimin në “Goodison Park”, ai do të ketë mundësi që të aktivizohet më shumë me shpresën për të rigjetur formën e tij më të mirë që prej dëmtimit të rëndë që pati në gju. Broja do t’i nënshtrohet një periudhe rikuperimi pasi ka një problem në këmbë. Më pas ai do të jetë i disponueshëm për ekipin.

Broja debutoi me Evertonin në mars të 2020, më pas ai u transferua te Vitese ku shënoi 11 gola në 34 takime, ku u bë një nga golashënuesit më të mirë të rinj në Europë.

Një transferim i rëndësishëm është edhe ai i Nedim Bajramit. Mesfushori i kombëtares do të jetë pjesë e legjendës skoceze, Glasgow Rangers. Transferimi është i përhershëm dhe Sassuolo ka përfituar 4 mln euro nga shitja e kartonit të tij.

Negociatat kanë zgjatur fare pas pasi mësohet se klubi e ndiqte Bajramin prej disa kohësh dhe nuk kanë hezituar për të bërë ofertën.

Tv Klan