Një gjykatë në Zvicër ka dënuar me burg katër anëtarë të familjes më të pasur të Britanisë së Madhe.

Ayta u shpallën fajtorë  për shfrytëzimin e stafit në rezidencën e tyre në Gjenevë. Prakash Hinduja dhe gruaja e tij, Kamal, u dënuan secili me katër vjet e gjashtë muaj burg ndërsa djali i tyre dhe gruaja e tij morën  një dënim me  katër vjet burg.

Ata sillnin shërbëtorë nga India që është vendi i tyre i origjinës dhe më pas konfiskonin pasaportat e tyre. Prokurorët argumentuan se  kjo familje e paguanin stafin e tyre një rrogë të vogël .

Punonjësit pretendojnë gjithashtu se familja pasuria e së cilës vlerësohet në rreth 37 miliardë i lejonte rrallë që ata të largoheshin nga vila, e cila është në lagjen e pasur të Gjenevës, Këln.

Kjo familje zotëron Grupin Hinduja i cili është i pranishëm në 38 vende të botës dhe punëson rreth 200,000 njerëz.

Ata zotërojnë kompani që merren me sektorin financiar, naftë ,gaz por edhe  shërbim shëndetësor.

Klan News