Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, mendon se lojtari i tij, Vinicius Junior, meriton të fitojë “Topin e Artë”.

Sipas teknikut italian, sulmuesi brazilian, ishte vendimtar në sezonin e kaluar, në fitimin e trofeve për Realin.

“Vinicius e meriton ‘Topin e Artë’. Ai na ndihmoi të fitojmë Champions League me golat e tij në gjysmëfinale dhe në finale”, deklaroi Ancelotti.

Kjo deklaratë vjen vetëm pak ditë, pasi “Marca” njoftoi se fituesi i çmimit prestigjioz do të jetë Vinicius.

Ceremonia për dhënien e “Topit të Artë”, do të mbahet mbrëmjen e 28 tetorit. Përveç Vinicius, favorit shihet edhe mesfushori i Manchester City-t, Rodri, i cili pak ditë më parë pësoi një dëmtim të rëndë dhe ka mbyllur sezonin. /tvklan.al