Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Durrës. Dhurata raporton për “Aldo Morning Show”në Tv Klan se një burrë ka vendosur të prezantojë bashkëshorten me të dashurën. Ai ka dashur t’i vërë në  dijeni të dyja për situatën. Bashkëshortja nuk ka ndërmend ta lërë, madje sipas Dhuratës, mund ta prezantojë vajzën tjetër me dy fëmijët e tyre.

Dhurata: Një zotëri ka përballur gruan dhe të dashurën e tij, i ka ulur në kafet’i ballafaqojë pasi gruaja bëhet shumë xheloze për të dashurën.

Aldo: Si t’i ballafaqojë?

Dhurata: Po, i ka thënë që…

Aldo:Kjo është e dashura ime, kjo është gruaja ime, tani ndani sinoret”. Ua!

Dhurata: Ajo e dinte që ishte gruaja, por gruaja nuk e dinte më përpara për të ndërsa tani i ka ulur në kafe dhe i ka thënë që më mirë po ju mbaj të dyjave kështu lirshëm fare.

Aldo: I paska bërë nder të dyjave, kuptoj.

Dhurata: Të dyjave, çfarë thua? Gruaja e do shumë, nuk e lë, kështu me radhë edhe ajo tjetra po ashtu, edhe pse është disa vite më e vogël.

Aldo: Me ç’po shoh, të dyja mbushin mirë apo jo? Bravo!

Dhurata: Gjithsecili nga ne ka mendimin e vet, por e vërteta është te ndjenjat.

Aldo: Ke shumë të drejtë, këto ndjenjat na mbajnë. Tjetër?

Dhurata: Në përgjithësi po.

Aldo: Po kalamajtë e morën vesh apo jo?

Dhurata: Kanë dy kalamaj.

Aldo: Po pse s’i morën edhe kalamajtë, t’i kishte prezantuar me të dashurën?

Dhurata: Momentalisht nuk i ka prezantuar, por besoj që do t’i prezantojë nëna.

Aldo: E marr vesh. “Kjo të keqen mami është e dashura e babit, flitini rrugës, ta respektoni, ta doni” etj, e qartë./tvklan.al