Shfaqja dramatike luhet këtë fundjavë për publikun

Në skenën e Operas po punohet për të ngjitur këtë fundjavë për publikun veprën dramatike “Cavalleria Rusticana” (kavaleria rustikana). Pas 30 vitesh regjisori Nikolin Gurakuqi zgjedh ta ngjisë këtë shfaqje të angazhuar sërish për këtë arsye:

Nikolin Gurakuqi: Është një vepër veriste që ka ngjashmëri me natyrën e shqiptarit. Me botën kontradiktore, shpeshherë hakmarrëse me xhelozi, urrejtje. Ai gjithë këtë dramë e vendos në ditën e Pashkës. Pra këto luten këtu, dalin nga kisha këtu vritën dhe i bën kontraversë.

Për herë të parë, shfaqja që flet për jetën e siçilianëve të viteve 1900, u ngjit në skenën e Operas më 1958. Me rivëniet e mëvonshme, koncepti regjisorial ndryshoi, ashtu siç ka bërë edhe këtë herë Gurakuqi.

Nikolin Gurakuqi: Sigurisht që kjo nuk është një vënie klasike as ultra moderne, me kostimet e ditës. Unë kam dashur të paraqes një shfaqee ku në thelb janë përsonazhet me botën dhe psikologjinë e tyre. Kam zgjedhur të vendos një vënie simboliste por me një lojë të fuqishme aktoriale.

Armaldo Kllogjeri, është një nga protagonistët e veprës, e cila sipas tij është një nga më të vështirat.

Cavalleria Rusticana e Pietro Mascagni, do të luhet nga e premtja në të dielë në Teatrin e Operas dhe Baletit.

64 vite më parë në skenën e Teatrit të Opreas dhe Baletit u luajt për herë të parë vepra “Cavalleria Rusticana” ndërsa vazhdojnë provat në Tetarin Kombëtar të Operas dhe Baletit për rivënin e saj këtë fundjavë.

Tv Klan