Sistemi i transferimit të futbollistëve rrezikon kolapsin, kur Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian të shpallë vendimin për çështjen e ish-lojtarit francez Lassana Diarra kundër FIFA-s. Merkatoja ndërkombëtare, ku realizon çdo vit transaksione me vlerë qindra milionë dollarë, funksionon në formën aktuale që nga viti 2001 dhe mbikëqyret nga qeveria e fubollit botëror.

Por Diarra e kundërshtoi atë në gjykatën belge në 2017 me pretendimin se rregullat e transferimit të FIFA-s e kishin bllokuar atë që të bëhej pjesë e një klubi të ri, pasi kontrata e tij u ndërpre nga Lokomotiv Moska.
Rregullorja e FIFA thotë se nëse një lojtar e thyen kontratën e tij, që më pas ndërpritet nga klubi, skuadra e tij e re ka të drejtën bashkë me lojtarin që të kompensojë klubin për dëmin financiar. Kjo gjë ndodhi kur Charleroi tentoi të firmoste me Diarra pasi kontrata e tij përfundoi nga ekipi rus në 2014-ën.

Por institucioni i futbollit botëror refuzoi që të lëshonte një certifikatë transferimi ndërkombëtare duke bllokuar kalimin e lojtarit. Në prill të 2019-ës, Dhoma e Zgjidhjes së konflikteve në FIFA urdhëroi Diarran që të paguante 10 mln euro te Lokomoativa e Moskës. Por duke qenë se francezi ishte pa klub, u vendos që asnjë ekip nuk kishte të drejtën që të paguante këtë penalitet dhe Diarra u bë pjesë e Marsejës.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv refuzoi apelin e francezit ndaj FIFA-s. Ky i fundit i hodhi në gjyq si institucionin botëror të futbollit, ashtu edhe federatën belge, për dëme të mëdha financiare, për shkak të rregullit për klubet për kompensimin. Gjykata belge kërkoi ndihmën e gjykatës europiane dhe vendimi i institucionit mund të jetë shkatërrues për FIFA-n, nëse ndiqen udhëzimet e avokatit të përgjithshëm Maciej Szpunar drejtuar gjykatësve, ku thuhet se ata duhet të mbështesin futbollistin.

Kjo mund të detyrojë FIFA-n të caktojë një rregullore të re sa i përket merkatos së futbollistëve.

Klan News