Kjo kitarë e viteve ’60 pritet të shitet të arrijë një çmim shitjeje prej më shumë se 800 mijë Dollarë, në një ankand që do të zhvillohet më 20-22 Nëntor në Shtetet e Bashkuara.

Bëhet fjalë për një nga kitarat elektrike më të përdorura nga kitaristi i famshëm i grupit legjendar britanik Bitëlls, Xhorxh Harrison.

Kitara elektrike “Futurama” është përdorur prej tij në performanca të ndryshme Live në Liverpul, vendlindjen e grupit të Rock-ut, në një turne të tyre në Gjermani, si dhe disa regjistrime të këngëve.

Vetë Harrison është shprehur se kjo kitarë ka qenë shumë e vështirë për t’u luajtur, por atij i pëlqente shumë prej pamjes së saj futuriste dhe që lëshonte tinguj shumë të mirë.

Në 1964-ën, Harrison ia dhuroi një reviste Rock-u, e cila e akordoi si çmim, por fituesi preferoi më mirë të merrte para në vend të saj, ndaj dhe instrumenti mbeti i ekspozuar si relike në selinë e revistës.

Tv Klan