Kampionët e NBA në dy sezonet e fundit, 2023 dhe 2024 do të përballen në dy ndeshje miqësore parasezonale në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi. Kampionët 2022-2023 Denver Nuggets udhëhiqen nga serbi Nikola Jokic, tre herë MVP. Jokic mori ‘për dore’ ekipin drejt lavdisë së bashku me basketbollistin kanadez Jamal Murray për titullin e parë të ekipit të tyre.

Nuggets kanë afruar në merkato veteranin dhe 9 herë fituesin e çmimit All-Star, Russell Westbrook në ekip së bashku me lojtarin ballkanas në Dario Saric. Këtë vit, Boston Celtics tejkaluan Los Angeles Lakers për të fituar titullin rekord të 18-të të NBA-së, i pari i tyre që nga viti 2008, pasi formuan një super skuadër me yje si Jayson Tatum dhe Jaylen Broën. Ekipet do të përballen me njëra-tjetrën në Etihad Arena të premten (4 tetor) dhe të dielën e 6 tetorit. Biletat janë shitur për ndeshjen e së premtes, ndërsa kanë mbetur vetëm disa bileta për ndeshjen e së dielës, me çmime që variojnë nga 160 dollarë dhe 680 dollarë.

Kampionët e NBA në dy sezonet e fundit, 2023 dhe 2024 do të përballen në dy ndeshje miqësore parasezonale në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi. Kampionët 2022-2023 Denver Nuggets udhëhiqen nga serbi Nikola Jokic, tre herë MVP. Jokic mori përdore ekipin drejt lavdisë së bashku me basketbollistin kanadez Jamal Murray për titullin e parë të ekipit të tyre.

Nuggets kanë afruar në merkato veteranin dhe 9 herë fituesin e çmimit All-Star, Russell Westbrook në ekip së bashku me lojtarin ballkanas në Dario Saric. Këtë vit, Boston Celtics tejkaluan Los Angeles Lakers për të fituar titullin rekord të 18-të të NBA-së, i pari i tyre që nga viti 2008, pasi formuan një super skuadër me yje si Jayson Tatum dhe Jaylen Brown. Ekipet do të përballen me njëra-tjetrën në Etihad Arena të premten (4 tetor) dhe të dielën e 6 tetorit. Biletat janë shitur për ndeshjen e së premtes, ndërsa kanë mbetur vetëm disa bileta për ndeshjen e së dielës, me çmime që variojnë nga 160 dollarë dhe 680 dollarë.

Klan News