Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë ndeshjet kualifikuese të grupit të 3-të të raundit të parë të Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17. Gjashtë ndeshjet e këtij grupi do të luhen në Shqipëri, në datat 9,12 dhe 15 tetor.

Organizimi do të mbikëqyret edhe nga UEFA. Në këtë grup bën pjesë Kombëtarja shqiptare U-17, që drejtohet nga trajneri Andrea Tedesco si edhe përfaqësueset e Hollandës, Kroacisë dhe Ishujve Faroe.

Ndeshjet e para të grupit do të luhen më 9 tetor. Kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e parë në stadiumin “Air Albania”, ndërsa sfida Hollandë – Ishujt Faroe do të luhet në “Niko Dovana”.

Tre ditë më vonë, Shqipëria U-17 do të presë Hollandën në “Air Albania”ndërsa në “Shtëpinë e Futbollit” do të luhet takimi Kroaci – Ishujt Faroe.

Më 15 tetor në të njëjtën orë, 13:30, sfida Ishujt Faroe – Shqipëri do të luhet në “Egnatia Arena” ndërsa ndeshja Kroaci – Hollandë do të zhvillohet në Shtëpinë e Futbollit”.

Finalet e këtij kompeticioni do të zhvillohen në Shqipëri në majin e vitit 2025, një ngjarje madhore që do të organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe UEFA, teksa kanë nisur prej kohësh përgatitjet për mikpritjen e këtij eventi. Shqipëria U-17 është e kualifikuar automatikisht në finalet e këtij kompeticioni si vend pritës, ndërsa shtatë vendet e para të çdo grupi do t’i bashkangjiten skuadrës shqiptare në këto finale.

Klan News