Sali Berisha: “Çështja është tek hetimi, sepse ti në këtë rast bën një devijim madhor të hetimit. Kur ti u thua shqiptareve se apriori, se ky ka shmangur ushtrinë në një kohë kur janë 32 dokumente. Secili prej tyre me katër gjer në shtatë firma ushtarakësh. Ti bën një akt të shëmtuar politik dhe ti shkatërron hetimin”.

Dhe pavarësisht anologjisë që kreu i qeverisë i bëri një prej dosjeve më të rëndësishme në hetim 80 fashikujt e këtij hetimi mbërritën në duart e kolegjit të Gjykatës së Lartë për shqyrtim.

Rreth orës 14:50 minuta një përfaqësues i akuzës ka dorëzuar dosjen në sekretarinë e gjykatës.

Mësohet se në bankën e akuzës do të çohen 28 të pandehur. Përveç katër të arrestuarve, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxolli dhe Sokol Gjeci, pjesa tjetër e të akuzuarve janë në gjendje të lirë.

Mes tyre edhe ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim bashku me dy ish-sekretarët e përgjithshëm të kësaj ministrie.

Kryeministri Berisha deklaroi për të disatën herë se dosja Gërdeci po përdoret për qëllime politike.

Sali Berisha: “Tani se kush po e përdor prokurorinë ajo është çështje e hapur fare dhe evidente, por që është përdorur, është keqpërdorur në shkallën më ekstreme se të ngresh një akuzë duke patur 32 dokumente, secili me katër gjer në shtatë firma bazuar në një falsitet, kujt i shërben ajo, më fal një minutë? I shërben hetimit apo mos hetimit? A kishte një ndërmarrje ushtarake që punonte aty zotëri? Në këtë mes të përpiqesh të thuash që i ke shmangur këta në një kohë kur ata kanë qenë në çdo urë dhe në çdo rregull, në çdo gjë brenda kjo përbën, ti përpiqesh të shkatërrosh hetimin për një qëllim të caktuar që s’mund ta bësh kurrë”.

Akuza për shpërdorim detyre është ngritur dhe ndaj ish-ushtarakëve më të lartë të Forcave të Armatosura./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani