“Çfarë do thonë bota?”, Alba: Prindërit nuk e pranuan kurrë marrëdhënien tonë




“Çfarë do thonë bota?”, Alba: Prindërit nuk e pranuan kurrë marrëdhënien tonë

18:22 22/06/2022

Eda dhe Alba kanë zgjedhur që për herë të  parë, ta ndajnë historinë e tyre të dashurisë me publikun në programin “Rudina” në Tv Klan. Për Albën, teksa i rikthehet momentit kur e ka  kuptuar disi veten, ka qenë një dashuri platonike në moshën 10-vjeçare me një infermiere. Por vetëm 15 vite më vonë, kur ishte 25 vjeçe, ajo do t’ia pranonte vetes identitetin e saj të vërtetë. Hapi i madh për ta bërë këtë me të tjerët do të ishte një proces më vete, po aq i gjatë.

Rudina Magjistari: Kur e more guximin, hapin për ta ndarë me familjen?

Alba Ahmetaj: Për ta ndarë me familjen shumë vite më vonë. Ka ndodhur kur kam qenë diku te 33 vjeç, kështu që kanë kaluar shumë vite. Kam qenë në një lidhje me Edën kur mora guximin sepse nuk mund t’i gënjeja sepse e ke parasysh, duhet të shkosh në shtëpi, t’iu thuash prindërve që “kjo është shoqja ime e ngushtë”, nuk mund t’iu thuash që “kjo është dashuria e jetës time” apo që do të krijosh familje, pavarësisht se atëherë krijimi i familjes me fëmijë, gjithmonë, ka qenë thjesht një ëndërr, por është e vështirë.

Rudina Magjistari: Dhe si reaguan ata?

Nuk e pritën mirë. Prindërit e mi kanë këtë fiksimin me “çfarë do thotë bota?” dhe ajo na ka dëmtuar shumë sepse ka ndikuar në marrëdhënien tonë gjithmonë, fakti që nuk e pranuan dot marrëdhënien time me Edën asnjëherë. Një periudhë kohe nuk folëm, por  më pas u rilidhëm, tani kemi marrëdhënie, por Eda nuk është pjesë e asaj marrëdhënieje dhe mua kjo gjë më vret shumë.

Rudina Magjistari: Pra nuk arrijnë dot ta pranojnë, nuk e bëjnë dot këtë hap?

Alba Ahmetaj: Jo, është shumë e vështirë./tvklan.al













Të ngjashme