UEFA në pritje të mbylljes së kampionateve

UEFA ka përcaktuar një plan të ri se si do të përfundojë garat e Champions dhe Europa League brenda 3 javëve në muajin Gusht. Më herët këtë muaj, organizmi europian i futbollit pezulloi ndeshjet për dy kompeticionet kontinentale si dhe shtyu finalet e europianit për një vit më pas.

Presidenti Aleksander Ceferin ka pranuar se ndeshjet e mbetura mund të luhen me dyer të mbyllura, por përjashtoi mundësinë e zhvillimit të tyre në Shtator.

UEFA po shpreson që situata shëndetësore në Europë të kthehet në normalitet kështu që në Gusht të rinisin ndeshjet europiane të klubeve, por më parë skuadrat duhet të kenë përfunduar sezonet në kampionatet përkatëse.

Aktualisht në të gjithë kampionatet në Europë nuk po luhet, përjashto Bjellorusinë. Vetëm Bundesliga ka planifikuar që të rinisë ndeshjet në fillim të Majit dhe t’i përfundojë në Korrik.

Asnjë kampionat tjetër nuk e ka marrë në konsideratë të njëjtën gjë. Nga selia e UEFA-s në Zvicër kanë rrjedhur lajmë se, mes të tjerash, Premier League dhe La Liga në Spanjë mund të rinisin në mes të muajit Qershor dhe t’i përfundojnë ndeshjet në 6 fundjava.

Tv Klan