champions-tonightJuventus dhe Liverpool do të luajnë sonte për të siguruar një vend në fazën tjetër të Champions Liges. Italianët e Alegrit do të duhet të paktën të barazojnë në takimin me Atletico Madrid. Spanjollët e kanë siguruar tashmë matematikisht kalimin e fazës së grupeve.

Humbja do të thotë kualifikim për grekët e Olimpiakos, nëse fitojnë me Malmo –n, në sfidën tjetër të grupit A. Masimiliano Alegri ka besim, madje shpreson edhe të marrë vendin e parë në grup me një fitore ndaj Atleticos.

Massimiliano Allegri – Trajner i Juventus: “Nuk do të shkojë si në Madrid ku gabuam dhe ndëshkuam. Kësaj here do të kemi tifozët tanë që do të na mbështesin. Mund të fitojmë, por edhe nuk mund të mjaftojë për tu renditr në vendin e parë”.

Por spanjollët nuk do të dalin në fushë vetëm për statistikë. Diego Simenone premton një finale të parakohëshme.

Diego Simeone – Trajner i Atletico Madrid:Do të jetë një atmsferë si e një ndeshje finale. Juventus nuk arriti të kualifikohej sezonin e kaluar dhe ëhstë tepër e rëndësishme për këtë ekip kështu që e vuan presion që duhet të vijoë në Champions”.

Në Grupin B, Liverpool është i destinuar të fitojë me Basel nëse dëshiron të jetë përsëri në Champions League. Në të kundërt, do të luajë në Europa League. Ekipit zvicerian ku aktivizohen edhe disa lojtarë të Kombëtares tonë i mjafton edhe një barazim në Anfieled Road.

Real Madrid e ka si një ndeshje stërvitore takimin me Ludogorets, pasi e ka të sigurtë edhe vendin e parë në grup. Një sfidë direkte mes Monaco dhe Zenit. Ekipit francez i duhet vetëm një barazim për t’iu bashkuar Bayer Leverkusen në fazën tjetër nga Grupi C. Skuadra gjermane do të luajë në Lisbonë me Benfica e eliminuar.

Në Grupin D ka mbetur vetëm të përcaktohet se cili ekip do të jetë në vendin e parë, Borussia Dortmund apo Arsenal. Të gjitha ndeshjet nisin në ora 20:45, ndërsa nesër në Klan dhe Klan HD do të ndiqni përballjen Roma – Manchester City.

Tv Klan