#Check-in #TvKlan | Emision nga Albana Nanaj

Udhëtimi ynë drejtë Sri Lankas është një arratisje nga i ftohti i dimrit të Europës, në një oaz të gjelbër smerald me temperatura të ngrohta Ekuatoriale që e shoqërojnë këtë ishull gjatë gjithë vitit duke e bërë një destinacion të pastinë.

Sri Lanka, e njohur nga navigatorët si Ceylon, ka një emër që në gjuhën singaleze do të thotë “ishull i ndritshëm”, një emër muzikor që therret një sërë peizazhesh, të gjitha të ndryshme dhe jashtëzakonisht magjepsëse.

Dhe kështu duhet ta kenë konsideruar eksploruesit e mëdhenj të së kaluarës si Marco Polo, ,sipas te cilit ishte “ishulli më i bukur i kësaj madhësie në botë”, apo Buda, i cili sipas legjendës e vizitoi vendin tre herë. duke e zgjedhur atë si djepin e fesë budiste në formën e tij më autentike. Edhe pse jo një ishull shumë i madh, Sri Lanka, e vendosur në zemër të Oqeanit Indian, përqendron në vetvete të gjitha aspektet natyrore dhe kulturore që karakterizojnë kontinentin aziatik.Nuk është rastësi që guida Lonely Planet e vendosi atë gjithashtu në krye të renditjes së vendeve për t’u vizituar në vitin 2019.

Një tur si ky i yni do t’ju lejojë të njiheni me historinë mijëvjeçare të këtij vendi ku kane ze kolonozitaret e ndryshem, do te zbulojme tempuj të lashtë imponues, Statujat e Budës ,monumente te qytetërimeve të largëta,si dhe nje natyre te jashtezakoshme mes plazheve ekzotike, pyjeve te dendur tropikale ,plantacioneve dhe kultivimit te cajit qe eshte dhe produkti i saj me i famshem.