Është një verë shumë e nxehtë për Fedez, i cili pas ndarjes nga Chiara Ferragni ka kaluar nga një partnere në një tjetër.

Pas lidhjes me Garance Authié dhe pas asaj me Sveva Magatti, reperi tashmë është parë shumë i afërt me Luna Shirin Rasia e cila është ish-të dashura e kantautorit italian Michele Merlo i cili ndërroi jetë në vitin 2021 në moshën 28-vjeçare.

Kanë qenë paparacët e përjavshëm Chi që kanë fotografuar artistin italian në momente intime me bukuroshen brune në një jaht në brigjet e Sardenjës.

Ndërsa Fedez shijon këtë romancë të re, thashethemet se Chiara Ferragni është e lidhur me sipërmarrësin Silvio Campara po bëhen gjithnjë e më të besueshme për publikun italian. Blogerja e njohur mësohet se i ka marrë bashkëshortin mikeshës së saj Giulia Luchi me të cilën tashmë i ka dhënë fund miqësisë pasi kjo e fundit zbuloi flirtin mes tyre.

Giulia ka qenë Miss Italia dhe ka dy fëmijë me sipërmarrësin italian. Mësohet se ka qenë ish-misi ajo që e ka prezantuar bashkëshortin e saj me blogeren e njohur.

Klan News