Rikthimi i Leo Messi-t në fushë është shtyrë. Ishte planifikuar që ylli argjentinas, të luante në ndeshjen e kësaj jave në kampionat për Inter Miami-n, por kjo nuk do të ndodhë.

Sulmuesi pësoi një ndrydhje në këmbë në finalen e Kupës së Amerikës ndaj Kolumbisë, dëmtim ky që është kaluar plotësisht.

Argjentinasi së fundmi ka shfaqur probleme me fytin dhe për këtë arsye nuk do të jetë në fushë. Messi ka një infeksion në fyt, sipas mediave argjentinase dhe nuk do të luajë ndaj Philadelphia-s.

Stafi i Inter Miami, kërkon t’i japë kohën e mjaftueshme yllit të ekipit, për ta pasur në formë të mirë për ndeshjet e ardhshme. Nëse gjithçka shkon mirë, Messi mund të luajë në ndeshjen e mesjavës ndaj Atlantës. /tvklan.al