City vendos çmimin e Raheem Sterling



City vendos çmimin e Raheem Sterling

22:40 19/10/2021

Katalanasit pavarësisht problemeve financiare kanë në plan të shpenzojnë

Edhe pse situata financiare është problematike, Barcelona ka si objektiv që të forcojë sulmin që në merkaton e dimrit, ose në verën e ardhshme.

Prioritet vazhdon që të jetë sulmuesi anglez Raheem Sterling. Futbollisti 26-vjeçar është gati që të ndryshojë ekip, ndërsa e ka të paqartë të ardhmen te Manchester City.

Marrëdhënia e tij me trajnerin Pep Guardiola nuk është shumë e mirë, ndërkohë që ai nuk e ka më vendin e titullarit të padiskutueshëm.

Ndërkohë klubi anglez ka vendosur çmimin e tij që është 80 milionë Euro.

Kontrata e sulmuesit përfundon në Qershor të 2023-it.

Drejtuesit e klubit duan që të gjejnë një zgjidhje për Sterlingun, pasi nëse situata ngelet e pandyshuar, ekziston rreziku që futbollisti të ikë si lojtar i lirë.

Pavarësisht gadishmërisë së Sterlingut për t’u larguar, “qytetarët” nuk kanë ndërmend ta ulin çmimin, duke e bërë situatën mjaft komplekse për blaugranat.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle “Marca”, drejtuesit e katalanasve po përpilojnë një listë me emra lojtarësh, për të përforcuar repartin ofensiv, të cilit u mungon cilësia.

Një tjetër alternativë për blaugranat është edhe Dani Olmi, i cili luan për Lajpcigun, por vlera e kartonit të 23-vjeçarit shkon në 50 milionë Euro.

Klan News








Të ngjashme