Cristiano Ronaldo i ka kërkuar klubit të Al-Nassr që t’i bëjë mesfushorit të Manchester City, Kevin De Bruyne, një ofertë që nuk mund ta refuzojë. Belgu ka qenë një ndër protagonistët e dominimit të Citysens që kur u bë pejsë e ekipit në 2015 nga Volsburgu.

Kontrata e 33-vjeçarit me kampionët e Premier League përfundon në fund të sezonit dhe e ardhmja e lojtarit në Angli është e paqartë. Ikona portugeze është një admirues i madh i De Bruyne dhe sipas tabloidit “The Sun” u ka thënë drejtuesve të klubi saudit që ta sjellin belgun te Al-Nasr.

Sipas CR7, ardhja e mesfushorit do të kishte një impakt të madh në Ligën Profesioniste saudite. De Bryune paguhet te City 300 mijë paund në javë. Por në deklaratën e tij të mëparshme i pyetur për një kalim në Arabinë Saudite, ai tha se është e vështirë që të refuzohet një oferte shumë e lartë, ndërsa ai po shkon në fund të karrierës së tij.

De Bruyne po vazhdon fazën e rekuperimit ndërsa ka një shqetësim në kofshë që e ka lënë atë jashtë në gjashtë ndeshjet  e fundit të Citysens. Ai ka shënuar 103 gola dhe ka dhënë 171 asiste në 388 takime , që nga transferimi i tij në “Etihad” nëntë vite më parë.

Me City-n, belgu ka fituar gjashtë tituj të Premier League, dy FA Cup, pesë League Cup si edhe Ligën e Kampioneve.

Klan News