Riviera shqiptare është një nga pak destinacionet mesdhetare që konsiderohet një ‘zbulim i ri’ për pushime. Kështu shkruhet për vendin tonë në artikullin më të fundit të Daily Mail.

Në vëmendjen e së përditshmes britanike që iu thotë lexuesve mire se vini në rivierën shqiptare, është sidomos shtrirja jugore e saj me ujërat bruz e të pacenuara. Si vendpushimet bregdetare më të mira rekomandohen Vlora, Dhërmiu, Himara, Saranda, Ksamili, si dhe Durrësi.

Vetëm 30 minuta në perëndim të Tiranës, Durrësi cilësohet si destinacioni bregdetar më i lehtë për t’u aksesuar nga kryeqyteti, më një shtrirje në dukje të pafundme me rërë të butë.

Duke zbritur më në jug, shkrimi ndalet tek një në nga pikat e nxehta bregdetare, në Vlorë, aty ku spikat gadishulli i Karaburunit.

Në artikull përmendet edhe fakti që vajza e Donald Trump, Ivanka është një fanse e madhe e jugut të Shqipërisë, pasi bashkëshorti i saj po shpreson të ndërtojë një eko-resort luksoz në ishullin e pabanuar të Sazanit.

Më tej përshkruhet Dhërmiu, si vendpushimi i preferuar i shqiptarëve, për të shkuar me pas në Himarë, me detin e tij vezullues.

Për pushuesit sugjerohet edhe Jeta e gjallë e Sarandës si dhe Ksamili me një det bruz aq të ylbertë sa është quajtur ‘Maldivet e Evropës’.

Tv Klan