Unaza ari në pronësi të legjendës së muzikës Elvis Presley apo një letër e shkruar me dorë nga Brajan Uillson, pjesëtari i grupit të famshëm të rock-ut “Beach Boys” do të dalin në një ankand të madh në fundjavë në Nju Jork.

Koleksionet e rralla të botës së filmit dhe muzikës përmbajnë 400 sete me artikuj edhe nga figura të tjerë të famshëm, por më të shtrenjtët ato që i përkasin Elvis Presley-t ku përfshihen një mikrofon i marrë nga rezidenca e yllit të Rok end Rollit në Las Vegas, një kuti ilaçesh e vitit 1977 dhe dy unaza unike ari. Secila nga këto objekte pritet të shitet nga 35 mijë deri 60 mijë dollarë.

10 mijë dollarë pritet të arrijë vlera për një letër që këngëtari Brajan Uillson i ka shkruar kolegut të tij të grupit dhe kushëririt Mike Love. Ankandi që organizohet nga shtëpia Krus zhvillohet të Shtunën, më 31 gusht.

Tv Klan