Të paktën 23 persona kanë humbur jetën, ndërsa 28 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi ndërtesa ku po zhvillohej një dasmë u shemb.

Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën në mbrëmje në Rajasthan të Indisë.

Sipas mediave atje, skuadrat e shpëtimit vijojnë të punojnë për nxjerrjen e personave të zënë poshtë rrënojave.

Ndërtesa u shemb për shkak të një stuhie të fuqishme që goditi zonën. Zyrtarë të policisë thanë se mes të vdekurve janë 11 burra, 8 gra dhe 4 fëmijë.

Ndërkohë të plagosurit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve./tvklan.al