Daullet e paqes kanë trokitur në sheshin “Skënderbej”, me synimin për të promovuar kulturën e paqes. Një kulturë franceze kjë, që sipas krybashkiakut, duhet të na bëjë të jemi më shumë mirëkuptues dhe të paqtë.

“Më pëlqen shumë ideja e daulleve të paqes, ndërkohë në të gjithë botën sot, edhe në Shqipëri, por edhe në Francë, ka shumë njerëz që i bien daulleve të sherrit, daulleve të dhunës, daulleve të përçarjes, daulleve të stërkëmbëshave, daulleve që zgjojnë ndjenjat më të këqija të njerëzimit. Pyetja që kemi sot është: cilave daulle u biem? ..? Daulleve të paqes apo daulleve të luftës e të sherrit? Unë besoj se sot kemi nevojë më shumë për këtë mirëkuptim dhe paqe”.

Veliaj shprehu besimin se në Shqipëri po vjen një gjeneratë e re që do paqen dhe po investohet çdo ditë në frymën e bashkëpunimit.

“Vërtet ndodhin gjëra dekurajuese: ti ndërton, dikush shkatërron, ti ndërton, dikush thyen, ti ndërton, dikush prish. Por, kur shikoj fëmijët që janë këtu sot, e jo vetëm këtu, por në të gjithë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë, më jep shumë shpresë fakti se po vjen një gjeneratë e re që e merr paqen seriozisht”.

Në eventin “Daullet e Paqes”, organizuar me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, ambasadës franceze në Tiranë dhe nxënësve të shkollës franko-shqiptare “Viktor Hygo”, fëmijët përcollën mesazhet e tyre për një botë ku të mbizotërojë buzëqeshja e ku çdokush të ketë lirinë e të drejtat e tij.

Tv Klan