Matthijs De Ligt, pritet të jetë afrimi i radhës te Manchester United. Mbrojtësi holandez, ka rënë dakord me klubin anglez dhe ka dhënë dritën jeshile për tu transferuar në Premier League.

24-vjeçari ka vendosur të largohet nga Bayern Munich, pjesë e të cilëve është prej dy sezonesh, kur u bashkua nga Juventusi.

Te Manchester United, De Ligt do të gjente trajnerin me të cilin kishte shkëlqimin tek Ajax, Erik Ten Hag.

Sipas raportimeve nga Anglia, marrëveshja është shumë afër dhe mbrojtësi te “djajtë” do të përfitonte një pagë prej 202 mijë eurosh në javë.

Manchester United është në bisedime të avancuar me Bayern Munich dhe gjithçka pritet të mbyllet për shumën e 70 milionë eurove. /tvklan.al