Juventusi është një nga klubet që ka qenë më aktive në këtë merkato. Bardhezinjtë kanë bërë ndryshime të shumta në skuadër dhe nuk kanë ndërmend të ndalen këtu.

Nga Italia bëjnë me dije se “Zonja e Vjetër” po përgatit edhe tre afrimet e fundit. Trajneri Thiago Motta i ka bërë të qarta dëshirat e tij dhe tani pret t’ia plotësojnë drejtuesit.

Juventusi po punon intensivisht për të mbyllur akordin me Teun Koopmeiners nga Atalanta dhe Nico Gonzalez nga Fiorentina, me dy futbollistët që pëlqehen nga tekniku italian.

Përveç kësaj, torinezët po punojnë edhe për të gjetur një zëvendësues për Frederico Chiesa. Anësori italian nuk është në planet e stafit teknik dhe pritet të largohet. Në listë për ta pasur së fundmi është shtuar Sterling. Futbollisti anglez nuk ka të sigurt vendin te Chelsea dhe gjasat që të ndryshojë ekip janë të mëdha.

Kanë nisur bisedimet mes dy klubeve, ndërsa mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje, për transferimin e Sterling në Itali. /tvklan.al