Debate të ashpra kanë vonuar për më shumë se një orë shkurtimin e vendimeve për rendin e ditës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Nënkryetari i këtij këshilli Petraq Simo ka bërë fillimisht njohjen për antarët me disa vendime që përbëjnë programin e mbledhjes,por është kundërshtuar nga këshilltarë të Partisë Demokratike, Kosovrasti dhe Rusmajli.
Këshilltari Njazi Kosovrasti ka kërkuar shqyrtim në mbledhje për kërkesën e tij, heqjen e mandatit të antarit për Adi Shamkun.

Njazi Kosovrasti: “Grupi i këshilltarëve demokratë kërkon heqjen e mandatit të këshilltarit, zotit Adi Shamku. Ne kërkojmë që ky problem të diskutohet në mbledhjen më të afërt të Këshillit Bashkiak”.

Mospërfshirja e kësaj kërkese në rendin e ditës ka shkaktuar probleme dhe debate të ashpra mes antarëve të këshillit, ç’ka ka provokuar ndërprerjen e mbledhjes. Pas një pushimi Këshilli Bashkiak ka vijuar me shqyrtimin e vendimeve në rendin e ditës. Antarët e majtë dhe të djathtë në këshill kanë vendosur me konsensus që brënda javës kërkesat e antarëve të Partisë Demokratike të shqyrtohen në një mbledhje të posaçme./tvklan.al