Leonard Olli: “Komisioni Qendror ka bërë një kapërcim të germës ç, të nenit 29 sa i takon barazisë gjinore në komisionet zonal të administrimit të zgjedhjeve, por kjo ishte totalisht e diktuar nga rrethanat, sepse PS i solli propozimet në ditën e fundit të emërimit të anëtarëve e jo të afatit ligjor të sjelljeve të këtyre propozimeve. Ne shpresojmë se meqenëse partitë politike kanë të drejtën e ndërrimit të komisionerëve, ta bëjnë sa më shpejt këtë kompensim të barazisë gjinore pasi kjo do të na ndihmonte që dhe në procedurat e trajnimit ne të trajnonim personat e duhur dhe kjo të mos na shkonte dëm kot”./tvklan.al