E ardhmja e vendit nuk është peng i së kaluarës. Presidenti i republikës shpreh keqardhjen për një pjesë të politikës që mendon kështu, por mirkupton shprehjen e lirë të opinionit të tyre. Akti kushtetues i qytetarisë i presidentit, i cili dekoroi dy ish-oficerët e SHISH vrarë në krye të detyrës në vitin nëntëdhjetë e shtatë, është bazuar në frymën e pajtimit dhe nderimit të tyre, kështu shprehet në një njoftim për shtyp presidenti Moisiu. Ai deklaron se në kryerjen e ktij akti kushtetues nuk është nisur nga asnjë interes tjetër përveç detyrimit të tij ligjor e moral si kryetar i shtetit dhe përfaqsues i unitetit të popullit për të shprehur vlerësimin ndaj insitucioneve dhe mirnjohjen e shtetit ndaj punonjsve të tij të rënë në krye të detyrës, por gjithashtu Moisiu, në deklaratën e tij, pohon se në respekt të thellë për qytetarët e Vlorës dhe me dëshirën për të përcjellë një mesazh të qartë pajtimi e nderimi, gjatë muajit janar të ktij viti, presidenti është takuar me politikanë, drejtues institucionesh, familjarë dhe përfaqsues të shoqërisë civile. Pjesë e rëndsishme e ktyre takimeve për të ishin dhe ato me kryetarin e bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, rektorin e Universitetit “Ismail Qemali” njëkohësisht kryetari i këshillit bashkiak të Vlorës Bilal Shkurtajn si dhe deputetët Arben Malaj e Zabit Brokaj të cilët kanë mirkuptuar dhe mbështetur nismën e presidentit. Ndërkohë që lideri demokrat gjatë një vizite në një ekspozitë në kryeqytet nuk është prononcuar direkt rreth dekormimeve më të fundit të presidentit.
Sali Berisha: “Nuk kam nërment që unë të, të merrem ktu me komentin e vonesave dhe ngjarjeve të vonuara.”
Por mentalitete të tilla që njësojnë partinë me shtetin është shprehje e mungesës së kulturës ligjore e politike si dhe tregues se sa shumë duhet të punojmë për forcimin e moralit politik dhe të institucioneve demokratike, thuhet në deklaratën e presidencës. Bindja e presidentit është se secili qytetar, sidomos politikanët, duhet të kuptojnë përfundimisht se shteti është i paprekshëm dhe u përket të gjithë qytetarve, ndërsa pushteti është i përkohshëm dhe ushtrohet nga forcat politike. Vetëm duke rrespektuar ligjin, duke i shërbyer shtetit e qytetarve, duke nderuar simbolet e shtetit dhe duke punuar që gabime të së kaluarës të mos përsëriten më, shoqëria shqiptare do të jetë në gjëndje të shohë nga e ardhmja dhe të punojë për të, përfundon deklarata e zëdhënësit të presidentit të republikës. /tvklan.al