letterman

“Makthi ynë i gjatë kombëtar mori fund”. Kjo fjali e ish-presidentit Xherarld Ford, pas skandalit të Uotërgejtit, u përdor nga tre ish-presidentë, dy Bushët dhe Klinton dhe me të njëjtat fjalë, Barak Obama njoftoi daljen në pension të prezantuesit të njohur David Letterman. Si shumë amerikanë dhe ai vetë, do të donte të ishte një shaka.

Një punë 33 vjeçare dhe 6028 emisione. Ai falenderoi familjen, stafin dhe shikuesit me fjalët: “Nuk di nëse mund të bëjë dicka për tju paguar”.Mes miqve të ftuar ishin Stiv Martin, Tina Fej, Xherri Seinfeld dhe përfaqësuesit e grupit Fu Fajters. 68 vjecari Leterman e nisi karrierën në vitin 1982 në EN-BI-SI (NBC) dhe e përfundoi në SI-BI-ES (CBS), ku u vendos prej 1993. David Latermen u bë i njohur për intervistat vip, të mbushura me thumbime dhe batuta të forta.

Karriera e tij pati edhe momente të vështira; bajpasi në zemër si dhe skandali seksual, kur ai pranojë marrëdhënien me kolege që kishin punuar për show-n e tij. Finalja tërhoqi rreth 13.8 milionë shikues.

Hera e fundit me kaq shumë shikues ishte në shkurt të vitit 1994, kur emisioni tij u shfaq pas mbulimit që CBS i bëri Lojërave Olimpike. Duke ruajtur shakanë deri në fund, Leterman iu drejtua miqve të ftuar: Ej miq me bëni një nder, ruani pak edhe për funeralin tim”…

Tv Klan