Përmbytjet që kanë përfshirë Rusinë si dhe Kazakistanin vijojnë, ndërsa dëmet janë katastrofike në shumë rajone.

Mbi 100,000 njerëz janë evakuuar në Kazakistan pasi temperaturat e larta me shkrinë borën e madhe dhe akullin shkaktuan përmbytje të fuqishme.

Përmbytjet kanë prekur më shumë se gjysmën e rajoneve të vendit dhe gjendja e jashtëzakonshme mbeti në fuqi në tetë nga 17 provincat e Kazakistanit.

Rreth 1,000 shtëpi të tjera u përmbytën në Orenburg të Rusisë në 24 orët e fundit ndërsa niveli i ujit në lumin Ural që përshkon qytetin ka filluar të ulet.

Nga ana tjetër nivelet e lumenjëve të tjerë në rajonin rus të Kurganit, në lindje të Orenburgut dhe gjithashtu në kufi me Kazakistanin vijojnë të rriten. Zyrtarët rusë kanë bërë të ditur se disa vendbanime përgjatë lumit Tobol priten të përmbyten në dy ditët e ardhshme.

Përmbytjet në Rusi kanë nxitur zemërimin në mesin e banorëve kundrejt autoriteteve që i akuzojnë për keqmenaxhim të situatës dhe kanë kërkuar kompesim më të madh nga presidenti rus Vladimir Putin.

“Ata thanë se kulmi i përmbytjes do të ishte më 10 Prill. Askush nuk paralajmëroi se përmbytjetet do të zgjasnin me ditë të tëra. Askush nuk na paralajmëroi se do të shkojmë të jetojmë me të afërmit.”

Përmbytjet e pranverës janë një pjesë e zakonshme në të gjithë Rusinë, e cila ka një zonë të barabartë me Shtetet e Bashkuara dhe Australinë së bashku pasi bora e dimrit shkrihet, duke fryrë disa nga lumenjtë të Rusisë dhe Azisë Qendrore. Këtë vit, një kombinim faktorësh shkaktoi përmbytje jashtëzakonisht të rënda, që sipas autoriteteve kjo është katastrofa më e rënde në 80 vitet e fundit. 

Klan News