Ylli i Hollywood-it, Demi Moore, ka lancuar filmin e saj më të ri “The Substance” teksa u shfaq në premierë me tre vajzat e saj nga ish-bashkëshorti i saj Bruce Willis.

“The Substance”, me skenar dhe regji nga Coralie Fargeat, Moore portretizon në film  Elisabeth, një instruktore te moshuar fitnesi televizive, e cila regjistrohet për një regjim mjekësor misterioz të quajtur Substance që premton të krijojë versionin perfekt të vetes.

Roli kërkonte që 61-vjeçarja Moore  të ishte krejtësisht e zhveshur, si dhe të shndërrohej në një grua të moshuar përmes përdorimit të protezave. Pjesë e kastit të “ The Substance” që morën pjesë në premierë ishin Margaret Qualley ,Dennis Quaid, Gillian Anderson, Lea Thompson dhe Frances Fisher.

Klan News