Lajm i keq për Real Mallorca. Vedat Muriqi ka pësuar një çarje muskulit dhe do të jetë jashtë fushës nga tre deri në katër javë.

Siç raportojnë mediat spanjolle, sulmuesi ka pësuar një dëmtim të muskujt e pasmë të kofshës dhe do të jetë jashtë për ndeshjen kundër Real Betis dhe ndeshjet e radhës në La Liga.

Është një lajm i tmerrshëm për trajnerin, i cili humbet sulmuesin e tij titullar. I cili mund të zëvendësohet nga Abdón Prats apo Cyle Larin.

Vedat Muriqi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Mallorca. Futbollisti i kombëtares së Kosovës e tregoi këtë në dy vite huazim tek spanjollët që më pas u bindën ta blinin kartonin e tij nga Lazio.

Ai ka fituar edhe zemrat e tifozërisë që i ka vënë nofkën “Pirati”.

Muriqi mund të humbë edhe dy ndeshjet e kombëtares së Kosovës në muajin Tetor kundër Lituanisë dhe Qipros.

Tv Klan