Luan Topi, 63-vjeçari që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë me aftësi ndryshe në Barbullinjë të Lushnjes duke e lënë edhe shtatzënë është vënë në arrest me burg. Policia njoftoi se ka ekzekutuar vendimin e marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Fierit këtë të premte.

“Pas veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, është ekzekutuar urdhri i prokurorit, për ndalimin e shtetasit L. T., 63 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 24.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura”, njoftoi policia.

(Rasti i denoncuar në Stop më 22 Maj)

“Më dha molto”

Emisioni “Stop” transmetoi më 22 Maj rastin e rëndë, teksa 24-vjeçarja e abuzuar tashmë është 2 muajshe shtatzënë si pasojë e këtij raporti. Ajo tregoi se komshiu, Luan Topi, e gënjeu me molto duke e futur në furgonin e tij ku e përdhunoi (Lexo më shumë).

Vajza: Hoqi br*kët.

Gazetari: Hoqi mbathjet ë?

Vajza: Po.

Gazetari: Sa herë e përsëriti këtë gjë?

Vajza: Dy herë.

Gazetari: Çfarë gjëje të dha që ti shkove me të?

Vajza: Molto, pesëqindëshe.

luan topi
Luan Topi, foto e publikuar nga emisioni “Stop”

Policia e la të dyshuarin të lirë

Pavarësisht se materialet kanë qenë referuar që më 10 Maj, Luan Topit nuk iu vunë prangat.

Kleçka që u përdor që çështja të hetohej si një rast normal i një raporti seksual ishte fakti se sipas Shërbimit Social dhe Psikologes së Bashkisë, 24-vjeçarja nuk figuron me dokumente si me probleme mendore.

Mamaja e vajzës: Më dhanë 1 mln Lekë për të heshtur

Mamaja e 24-vjeçares tregoi se e mori vesh për shtatzëninë e vajzës pasi asaj nuk i erdhën periodat. Pas kësaj ka shkuar në polici, ndërsa djali i autorit të dyshuar të ngjarjes i ka ofruar para për ta mbyllur gojën.

“Më dha në fund 1 milion Lekë, unë nuk pranova”, tregoi ajo.

Ndërkohë gazetarja Anila Sefa ka marrë një reagim nga familja Topi. Ata kanë mohuar akuzën. “Nuk është e vërtetë që babai im ta ketë bërë”, tha djali i tij./tvklan.al