Një aksident me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari ka ndodhur në aksin dytësor “Ravonik-Qatrom”, në Korçë.

Sipas asaj që njofton Policia një mjet ka aksidentuar një këmbësor, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.


Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në aksin dytësor “Ravonik-Qatrom”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. Ç., 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin B. R., 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.


/tvklan.al