PS kallëzon penalisht Bexhet Zeqirin, auditues në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Mazhoranca pretendon se gjatë seancës së pyetjeve në Komisionin Hetior për koncesionet në shëndetësi, audituesi i KLSH-së nuk ka zbatuar detyrimin për t’ju përgjigjur disa pyetjeve dhe për të dhënë shpjegime për punën e tij.

Ky rast hap rrugën e refuzimit për të deklaruar nga deshmitari i thirrur nga ana e komisioneve hetimore, duke dëmtuar në thelb jo vetëm reputacionin e këtij instrumenti parlamentar, por duke krijuar premisa për të dështuar punën e komisionit në marrjen e një prove kaq të rendësishme, siç është dëshmia.”

Bashkë me kallëzimin, duputetët kanë kanë vënë në dispozicion edhe një CD me materialet filmike të seancës.

Në seancën e 13 Qershorit, Bexhet Beqiri, refuzoi tu përgjigjej pyetjeve të nënkryetarit të Komisionit Plarent Ndreca, lidhur me formimin e tij profesional. Sipas audituesit të KLSH-së, pyetjet nuk kishin të bënin objektin e hetimit për të cilin ishte i thirrur.

Klan News