Lajme Arkiva 2003

Gazetarja: Zoti Roqi si e vlerësoni fakti që Ilir Meta nuk është më Ministër i Jashtëm dhe momentalisht jemi pa një drejtues në diplomacinë shqiptare.

Shpëtim Roqi: Përgjithësisht diplomacia shqiptare nuk ka pasur ndonjë kokë drejtimi, ndërsa prej kohësh ne jemi një shtet karagjoz që me ministra, pa ministra, në logjikën e Fatosi, mjafton të jetë Fatosi e të tjerat shkojnë në vijë.

Besnik Mustafaj: Fakti që jemi pa ministri është një fakt shumë i rëndë, një fakt i rëndë për imazhin e shtetit, një fakt i rëndë për mënyrën e funksionimit të shtetit, është një tregues i paaftësisë së Nanos për të drejtuar qeverinë dhe për të drejtuar mazhorancën, sepse në këtë periudhë kur diplomacia ka një rol veçanërisht të rëndësishëm ne gjendemi pa kreun e diplomacisë.

Merko Bello: Partia Socialiste ka shumë figura dhe patjetër do të gjendet një njeri që do ta zëvendësoj, por deri më tani puna mirë ka qenë.

Dashamir Shehi: S’na takon neve të opozitës ti gjykojmë ata brenda për brenda, por unë them edhe njëherë si qeveri duhet të vijë të sjellë pranë këtij parlamenti një qeveri të plotë me gjithë Ministër të Jashtëm brenda, pastaj se si do të vendoset nuk është çështje e kësaj salle.

Ilir Meta: Mendoj se jemi në 1 shtator dhe zakonisht në 1 shtator flitet për gjëra të tjera, kur është edhe fillimi i fushatës elektorale.

Dritan Prifti: Unë shpresoj që shumë shpejt kryeministri të sjellë një kandidaturë që ta zëvendësojmë atë post dhe të vazhdojmë punën./tvklan.al