Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar sot mandatin. Ai sqaron se vendimi është marrë për arsye shëndetësore pasi i duhet të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale dhe rehabilitimi pritet të zgjasë disa muaj.
Pak ditë më parë Çyrbja u paraqit në SPAK ku qëndroi për gati 5 orë pas një padie të bërë nga deputeti demokrat Edi Paloka për abuzime në kohën që ai drejtonte hipotekën e Durrësit.
Vetë Çyrbja tha se nuk është i pandehur, por në SPAK u pyet për çështje që ka dijeni. Çyrbja pritet të zëvendësohet me një tjetër deputet socialist nga lista e qarkut të Durrësit.
Tv Klan