Udheheqësi i grupit kriminal i cili akuzohet për sulmin në Banjskë, Milan Radoiçiç është bërë shkak i një debati të ashpër në Kuvend pas publikimit të përgjimeve të fundit nga mediat në Kosovës të bisedës së tij me shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari Lila.

Deputetët e opozitë hodhën kritika madje e quajtën edhe fatkeqësi kombëtare përfshirjen e Kusari Lilës në biseda me terroristin Radoiciç i cili në atë kohë ishte në listën e zezë të SHBA-së dhe kërkohej nga drejtësia në Kosovë.

Kusari-Lila, i ka quajtur këto pretendime si “shpifje dhe fabrikim”.

“Kjo çka ka dalë dje, është fabrikim i plotë. Imagjinoni kur të dalin fotot e përurimit të shtëpisë së Radoiçiqit. Imagjinoni kur dalin dhuratat për fëmijët e Radojçiçit nga zyrtarë e udhëheqës. Imagjinoni kur dalin kush e ka vizitu e kush ka pas biznese. Juve po ju them votimi në lexim të parë i Ligjit për Pagën Minimale ka ndodhë në maj të vitit 2022.”

Deputetët e opozitës kërkuan debat për këto përgjime, por kërksa e tyre nuk u aprovua dhe si rrjedhojë ata lëshuan seancën.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj tha se kryeministri Kurti është spiuni i shtetit serb.

Në ligjin për pagat minimale ishin përjashtuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çka edhe në atë kohë kishte pasur kundërshtime të mëdha nga opozita.

Tv Klan