Pas largimit të Armando Cungut, Laçi ka mbetur pa trajner dhe është në kërkim të një timonieri të ri.

Kurbinasit duket se kanë vendosur t’i besojnë drejtimin një italiani. Bëhet fjalë për Francesco Moriero. Sipas Gianluca Di Marzio, tekniku 55-vjeçari do të marrë drejtimin e bardhezinjve, ku do të firmosë kontratën për një sezon, me mundësi rinovimi për një tjetër vit.

Timonieri italian ka drejtuar në të kaluarën skuadrën e Dinamos në Shqipëri, në sezonin 2020-2021, për vetëm dy ndeshje.

Si futbollist, Moriero ka një karrierë të pasur kryesisht në Itali, ku ka luajtur për disa ekipe italiane në Serie A, si Inter, Roma, Napoli dhe Milan.

Laçi aktualisht mban vendin e fundit në renditje, me vetëm 3 pikë të grumbulluara deri tani.  /tvklan.al