Deputet i Partisë Demokratike, Isuf Çela, u paraqit mëngjesin e kësaj të marte në Strukturën e Posaçme, ku mësohet se është pyetur nga hetuesit mbi rrethanat e hetimit të dosjes ku disa muaj më parë u arrestua edhe drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.

Deputeti po pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni mbi faktet penale që po hetohen.

Po gjatë kësaj të marte në SPAK u paraqit edhe deputeti socialist, Jurgis Çyrbja.

Burime jozyrtare thonë se Çyrbja po jep shpjegime në kuadër te verifikimeve që po kryen SPAK mbi një kallëzim të bërë nga Edi Paloka, për dyshimet se ka shpërdoruar detyrën.

Ai qëndroi për pesë orë në prokurori dhe kur doli pasi u pyet nga gazetarët u shpreh: Isha në cilësinë e personit që kam dijeni, nuk kam koment për çështjen.

Tv Klan