Shqipëria është një ndër përfaqësueset debutuese në Europian. Rrjeti i njohur televiziv “Deutsche Welle” i kushtoi një dokumentar vendit tonë dhe Islandës, që pavarësisht ndryshimeve i bashkon kualifikimi në finalet e Euro 2016.

Ish-futbollisti i Kombëtares, Altin Rraklli ishte personazhi kryesor, i cili bisedoi me të tjerë protagonistë të futbollit shqiptar në periudha të ndryshme.

Çfarë ishte kjo arritje, një rastësi, një mrekulli apo meritë? 

Fisnik Kosova, Trajner:

Nuk besoj se janë rastësisht. Presioni është i madh mbi Francën apo Gjermaninë. Tani kërkohet që të tregojnë një futboll të bukur”.

Hamdi Salihi, Futbollist i Kombëtares

“Është një ëndërr që u bë realitet”.

Shqipëria ka befasuar edhe në raste të tjera, por pa arritur kualifikimin. Lin Shllaku është ish-kapiteni i Kombëtares që pengoi Gjermaninë të kualifikohej në Kampionatin Europian të 1968.

Lin Shllaku, Ish-futbolllist i Kombëtares:

“U eliminua Gjermania dhe Helmut Schon më uroi në fund dhe tha që Lin Shllaku është kapiten i madh.”

Shqipëria përpiqej prej Europinit 1964 të kualifikohej në fazën finale të turneut dhe më në fund ia arriti pas përpjekjeve më shumë se gjysmëshekullore.

Tv Klan