Tifozët e Gjilanit pushtojnë fushën, sulmojnë portierin e Ballkanit

Kryesfida e javës së 27-të në Superligën kosovare ka prodhuar episode dhune. Gjithçka ndodhi në fundin e kohës shtesë, me duelin mes Gjilanit dhe Ballkanit që u shndërrua në një arenë të vërtetë boksi.

Portieri vendas, Enea Koliçi realizoi me kokë golin e barazimit 1-1, duke dërguar në ekstazë tifozët e Gjilanit, të cilët pushtuan fushën e blertë.

Disa prej tyre nuk menduan aspak për të festuar, teksa goditen lojtarët kundërshtarë me grushte e shkelma. Plagë të rënda mori portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, i cili u godit nga tifozët vendas. Portieri u mor nga ambulanca dhe u dërgua në spital, teksa gjyqtari ndërpreu ndeshjen.  

Ballkani numëron 54 pikë në vendin e parë, ndërsa Gjilani gjendet i treti me 5 pikë më pak.

Klan News