Flamurtari mposhti Kukësin me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Kategorinë e Parë.
Paraqitje shumë e mirë e vlonjatëve në transfertë, teksa ishin dominues të takimit. Flamurtari kaloi në avantazh në minutën e 23-të, por verilindorët barazuan me Beshirajn në fundin e pjesës së parë.
Kuqezinjtë e nisën shumë mirë fraksionin e dytë, duke rikthyer avantazhin falë një supergoli të shënuar nga Diawara.
Me këtë fitore, Flamurtari shkon në kuotën e 9 pikëve, në vendin e dytë, 3 pikë më pak se Besa kryesuese. Moment i vështirë për Kukësin, që renditet i parafundit me vetëm 3 pikë të grumbulluara. /tvklan.al