Dy makina janë djegur gjatë natës në Vlorë.

“Më datë 14.05.2022, në lagjen “10 Korriku” Vlorë, ka marrë flakë automjeti tip “Fiat”, në pronësi të shtetasit F. J., 33 vjeç, banues në Vlorë, ku si pasojë e flakëve të këtij mjeti është  djegur pjesërisht edhe mjeti tip “Mercedes-Benc””, njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./tvklan.al