Është ndërhyrë me helikopter në Malin e Shëngjinit, atje ku flakët u përhapën prej erës. Siç raportohet, janë djegur rreth 20 hektarë sipërfaqe në pyllin me pisha.

Në pamjet e siguruara, shihet se tymi dallohet qartë edhe nga brenda qytetit të Lezhës. Atje kanë mbërritur 3 grupe zjarrfikësish.

/tvklan.al