Dinamon e pret një duel tepër i vështirë në stadiumin ‘Elbasan Arena’ ndaj Kukësit, sfidë që mbyll edhe javën e 16-të të Superligës shqiptare. Në konferencën për shtyp doli trajneri Blendi Shkëmbi, i cili pranoi se kryeqytetasit do bëjnë çmos për të arritur tek tre pikëshi.

Në këtë konferencë blutë prezantuan edhe afrimet e reja të kësaj merkatoje, duke nisur që nga plotësimi i stafit për të vazhduar më pas me futbollistët, Lilaj, Reginaldo dhe Deninson.

Prurje tepër cilësore për Dinamon, që synon të shmang rënien një kategori më poshtë në fundin e sezonit. Aktualisht, ‘blutë’ mbajnë vendin e 8-të që të dërgon në play-aut në rast se do mbyllej në këtë pikë kampionati.

Klan News