Spanjolli mundi norvegejzin Casper ruud 3-1 me sete, fitoi Grand Slaminë tij të parë dhe u shpall nr 1 i botës

Talenti spanjoll Karlo Alkaraz fitoi turneun e US Open, pasi mundi norvegjezin Kasper Rud 6-4 2-6 7-6 6-3. Ky është Grand Slami i parë i fituar për 19-vjeçarin, që me suksesin e arritur shpallet edhe numri 1 i ri i botës.

Një gëzim tepër i madh për Alkarazin, që mbuloi fytyrën me duar, pastaj përqafoi rivalin norvegjez dhe u ngjit në tribunë për të festuar me ekipin e tij.

Ai zëvendëson Danil Medvedevin në renditjen botërore të tenistëve.

Ai është tenisti më i ri që shpallet numri 1 i botës, që kur renditja e ATP nisi në vitin 1973, duke bërë më mirë se sa Leiton Heuit, që ishte 20 vjeç kur fitoi kurorën e më të mirit mes tensitëve në vitin 2001.

Edhe pse Rud u përpoq shumë që ta fitonte turneun, ai e pati të pamundur që t’i bënte ballë fuqisë së Alcarazit në stadiumin “Erthur Eshi”.

Norvegjezi humbi shansin që të renditej i pari i botës, por do të jetë numri 2 pas 19 vjeçarit.

Spanjolli e fitoi setin e parë, por Rud reagoi mirë në të dytin, por nuk i bëri dot ballë Alkarazit në dy setet e radhës.

Klan News