Në spital ka vetëm 10 shtretër të lirë për të pritur të sëmurët me Covid

Kapacitetet në pavionët Covid në Spitalin e Durrësit janë drejt ezaurimit. Sipas bluzave të bardha, 10 nga 60 të shtruar janë në gjendje të rënduar shëndetësore ndërsa asnjë prej tyre nuk është në intubim.

Burime nga spitali sqarojnë se çdo ditë në urgjencë paraqiten 15 deri në 20 persona të cilët kanë simptoma të ngjashme me virusin korona, ose konfirmuar, por vetëm pak prej tyre kërkojnë kujdesin mjekësor në repartet Covid.

Gjatë 48 orëve të fundit 21 pacientë të shtruar më herët janë shëruar duke lënë ambientet e spitalit, ndërsa shtrime të reja 11-të.  Durrësi është qyteti i tretë pas Tiranës dhe Fierit me numrin më të madh të personave aktivë të prekur nga Covid-19.

Klan News