Kjo është pamja e lumit Bosnja i cili rrjedh nëpër Sarajevë. Shkak për uljen e nivelit të ujit në lum është bërë thatësira e zgjatur dhe temperaturat e larta me të cilat është përballur Bosnjë-Hercegovina kohët e fundit.

Nusret Dreskoviç, profesor i gjeografisë: Burimet  në lumin Bosnja po thahen , të paktën 14 prej tyre që furnizonin Sarajevën me ujë të pijshëm. Për fat të keq, ato janë tharë gjatë fundit të korrikut dhe fillimin e  Gushtit. Megjithatë, kjo valë e të nxehtit dhe thatësira po vazhdojnë edhe në muajin Shtator.

Për Nusret Dreskoviç,profesor i lëndës së gjeografisë në Sarajevë kjo situatë është pasojë e ndryshimeve klimatike.

Nusret Dreskovi, profesor i gjeografisë: Shkencëtarët  e kamë  kuptuar tashmë në një farë mënyre se ndryshimet klimatike, siç u njoftua dy dekada më parë, do të vijnë me pasojat e veta. Kështu,dëmet që kanë shkaktuar përparimet teknologjike dhe proceset e tjera industriale, në të kaluarën, veçanërisht në   20 vitet e fundit tani po fillojnë gradualisht të kulmojnë.

Jo vetëm Bosnja-Hercegovina por edhe shumë vende në Ballkan kanë përjetuar verën e tyre më të nxehtë në histori, me temperatura që kanë shkuar në mbi 40 gradë Celsius .

Klan News