#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Intervistë me Ardiana Sokolin – Zëvendës Presidente për Real Estate në Balfin Group

Shifër marramendëse! Zbuloni sa ka kushtuar investimi më i ri në “Green Coast”

Një prej plazheve më të bukur në vend është padiskutim ai i Palasës, kjo për shkak edhe të ujërave tejet të kaltëra. Njëkohësisht resorti “Green Coast” e ka bërë këtë plazh dhe më të populluar pasi po tenton të jetë operativ gjatë gjithë vitit duke ofruar jo vetëm shërbimin e hotelerisë, por edhe të gjitha shërbimet e tjera me një numër dyqanesh, restorantesh, baresh.

Por pse “Green Coast” po kthehet në një destinacion i të gjithë vitit? Në një prononcim për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Zv. Presidentja për Real Estate në Balfin Group, Ardiana Sokoli ka dhënë më shumë detaje rreth projekteve të “Green Coast”.


Ardiana Sokoli: Kjo është krejtësisht një pjesë e re e inauguruar këtë vit, La Vista. Ne kemi bërë një investim shumë serioz këtu në “Green Coast”. E gjithë dëshira jonë ka qenë që “Green Coast-i”…

Blendi FevziuA tregohen shifrat e investimit?

Ardiana Sokoli1 miliardë Euro është investimi kur të mbarojë e gjithë zona.

Blendi Fevziu: 1 miliardë Euro të investuara në këtë zonë për të ndërtuar…

Ardiana SokoliNjë destinacion në fakt. Dhe kur unë them një destinacion, për t’u quajtur i tillë duhet të plotësojë disa kushte. Duhet të ketë shumëllojshmëri dhe larmishmëri të ofertës që ai, duhet të jetë unik, duhet të ketë menaxhim dhe aktivitete.

Ne kemi punuar me arkitektët më të njohur të huaj. Ata kanë frymë që projekti të jetë një me natyrën. “La Vista” në vetvete merr frymëzim nga vendbanimet romake. Mënyrat se si komunikojnë hapësirat me njëra-tjetrën nxisin ndërveprimin dhe jetesën mesdhetare.

Nëse ju do të më bënit pyetjen se a kopjohet Green Coast apo ajo? Unë kam padiskutim idenë se është një koncept i pakopjueshëm. Ajo që e bën të veçantë është mënyra se si ne e menaxhojmë këtë investim.

Me 70 mijë m2 korridore të gjelbra! Projekti madhështor i “Green Coast 2”

Shumë shpejt do realizohet “Green Coast 2”, për të cilin do investohen plot 1 mld dollarë. Zv.Presidentja për Real Estate në Balfin Group, Ardiana Sokoli, shpjegoi me detaje për “Opinion” maketin e projektit madhështor. Përpos shërbimeve, hotelerisë, zona do ketë rreth 1500 apartamente e mbi 500 vila luksoze.

Në një intervistë për Blendi Fevziun, Sokoli tregoi se një pjesë e blerësve në fazën e parë janë të huaj.

“Janë nga 15 vende të ndryshme të botës. Më së shumti nga Evropa dhe Amerika. U pëlqen stili unik, që është i organizuar me të njëjtën gjuhë arkitekture”, u shpreh ajo.

Sokoli theksoi po ashtu se projekti është i shtrirë në të gjithë relievin dhe ka 70 mijë m2 korridore të gjelbra.

“Ne kemi marrë pjesën sipërfaqësore të dheut që ka farat e bimësisë endemike të zonës, të cilën e përdorim duke e pasuruar me bimë. Dhe gurët natyralë të zonës do ruhen për pjesën e infrastrukturës.”

/tvklan.al